VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar edhe 3 persona të tjerë pas skandalit me falsifikimin e dokumenteve për 220 hektarë truall në Karaburun, i njohur ndryshe edhe si plazhi i Shën Vasilit. Një avokate, ish-punonjëser e Hipotekës Vlorë, përgjegjësja e arshivës pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pronari janë vënë në pranga pas urdhrit të Prokurorisë.

Sipas të dhënave zyrtare, në vijim të hetimeve që janë duke u zhvilluar nga ana e Prokurorisë Vlorë, në bazë të të cilit u sekuestruan 220 ha truall në Karaburun, mbi bazën e urdhrave të ndalimit të nxjerrë nga ana e Prokurorisë, mbrëmjen e djeshme, në datë 01.06.2016 janë ndaluar shtetasit:

– Blerina Dhrami, ish-nëpunëse e ZVRPP Vlorë. (aktualisht me funksion avokate në qytetin e Vlorës
– Rajmond Mezi, personi në emër të të cilit është regjistruar prona.
– Donika Besimaj, me detyrë përgjegjëse e arshivës pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Personat e mësipërm janë ndaluar si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer më shumë se një herë, në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më herët Policia ka shpallur në kërkim kryetarin e PR-së në Vlorë Pëllumb Petriti , si dhe ka vënë në pranga nipin e tij avokat Enkes Hysendhima dhe noteren Belona Seraj.

Burime zyrtare nga prokuroria bëjnë të ditur se noterja dhe avokati dyshohen për “falsifikimin e dokumenteve” dhe “shpërdorimin e detyrës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: