Kryemadhi ishte sot në Apelin e GJKKO në lidhje me sekuestron e dy vilave, ndërsa vendimi në lidhje me çështjen do të merret nesër.

Kryemadhi ka deklaruar me ironi se pas sekuestrimit të vilave do të jetojë në çadër.

“5 min para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në drenë e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestros. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, e përfituar në mënyrë të lgijshme, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia. Do të jetojmë me çadër, po ato që jetojnë me çadra nga tërmeti. Do marrim një kontejner, do të na japë dikush një tokë me qira ku do të vendosim kontejnerin”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb