GREQI- Një tjetër magazinë me kanabis është sekuestruar ditën e sotme, kësaj here në Greqi. Plot 1 ton hashash është gjetur në një punishte në Afidnes, ndërsa në pranga janë vënë 6 shtetas shqiptarë dhe një grek, të cilët dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale.

Sipas policisë greke një pjesë e drogës ishte ngarkuar në një kamion, dhe po përgatitej për transport.
Mësohet se droga u zbulua pas transfertave të mëdha të parave, të cilat ngjallën dyshime.

Sakaq, mediat greke shkruajnë se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion vendet e tjera Europiane.

Vetëm pak ditë më parë, në Krujë u sekuestruan 1.3 tonë kanabis në një punishte.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: