ELBASAN- Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, si dhe ka arrestuar 3 persona. Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Graceni”, në kuadër të të cilit janë sekuestruar 100 kg kanabis sativa si dhe janë asgjësuar 50 bimë që ishin në proces tharjeje. Ndërkaq policia ka arrestuar babain me dy djemtë, shtetasit Vathar, Nuredin dhe Ektor  Çeka,  përkatësisht 50, 22 dhe 20 vjeç, banues në fshatin Gracen.

Gjithashtu janë sekuestruar dy telefona celularë, peshore dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike .

Droga dhe bimët e kanabisit janë gjetur në banesën e tyre ndërsa mësohet se këta   shtetas, kultivonin bimët narkotike dhe më pas e tregtonin drogën me shumicë në qytetin e Elbasanit dhe të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: