NGA: Ira Londo
GREQI- Policia greke në një operacion antidrogë ka sekuestruar sot 135 kg kokainë, ndërkohë një person ka rënë në pranga.

Sipas të dhënave të deritanishme, por të pakonfirmuara zyrtarisht nga policia, bëhet fjalë për një shtetas serb, që cilësohet si një nga kokat e tregtisë se drogës në rrjetin e personazheve publike të Athinës u arrestua sot në apartamentin luksoz në zonën turistike të Atikes, Varkiza.

Nën vëzhgim të vazhdueshëm nga policia u kap befasisht, në apartament u gjeten sasia e drogës, që thuhet se ishte për të pasurit e të famshmit e Greqisë. Ndërkohë, shtetasit të huaj iu sekuestruan edhe 12 000 euro. Rrjeti përbehet nga 10 veta, ndërkohë që i arrestuari pritet të zbuloje emrat e tjerë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: