Policia italiane ka sekuestruar sot 18 kg marijuanë, ndërsa ka vënë në pranga një italian dhe një shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se policia sekuestroi edhe 7 gr kokainë që ishte ndarë në 14 doza të vogla. ‘Ansa’ shkruan se aksioni në fjalë u krye në Numana të Anconës.

Droga: Cc Sequestrano Quasi 20 Kg Marijuana, 2 Arresti
Droga: Cc Sequestrano Quasi 20 Kg Marijuana, 2 Arresti

Mësohet se sasia e drogës dhe një sasi eurosh u gjet në garazhin e banesës së shqiptarit, të fshehura në disa kuti. Ndërkohë deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të arrestuar si dhe italianit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb