NGA MIRSAD RAKAJ*

SHKODËR-  Operacioni “LUX” ka çuar në pranga 11 persona, ndërsa janë sekuestruar 19 automjete luksoze të cilat kapin shumën e qindra mijëra eurove. Deri tani rezulton se mjetet janë vjedhur në vendet e rajonit e më pas janë trafikuar nëpërmjet Malit të Zi.

Të gjitha mjetet kishin hyrë në Shqipëri në vitin 2015 nga Hani i Hotit. Këtë e bëri të ditur në një dalje për mediat  Drejtori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Idajet Faskaj.

Ndërsa Prokurori i Shkodrës, Anton Martini tha se po hetohen edhe punonjës të pikës së kalimit të Hanit të Hotit, të cilët kanë vepruar në kundërshtim me ligjin

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: