KRETË- Një sasi e madhe droge është sekuestruar sot në Kretë, ndërsa në pranga kanë rënë 4 sirianë.

Mësohet se policia ka sekuestruar 2 tonë marijuanë, të cilat ishin ngarkuar në një anije të vogël peshkim.

Bëhet e ditur se policia kufitare ndaloi anijen me drogë dje në mbrëmje, ndërsa mjeti i lundrimit ishte nisur nga Qipro, drejt Spanjës. Aktualisht po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: