KRUJE

Sekuestrohen 21 kg drogë në Krujë, ndërsa një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet F.K., pasi në banesën e tij Policia gjeti dhe sekuestroi  7.3  kg kanabis.

Ndërkohë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit me inicialet K.B., pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht  për shkak të moshës shtetasi  I.B, pasi në banesë ju gjet  rreth 1.3 kilogramë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb