FIER

Policia e Fierit ka vënë në pranga babë e bir, ndërsa ka sekuestruar 31 kg kanabis. Në pranga përfunduan B.G, 51 vjeç dhe A.G, 27 vjeç, banues në Patos. Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në shtëpinë e tyre në kuadër të operacionit të koduar “Lënginas”.



Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

(BalkanWeb)