MAROK
Policia marokene ka bllokuar 5,5 ton drogë të llojit kanabis, sasi kjo e cila ishte fshehur në një kamion në porti Med dhe që kishte si destinacion një port të Europës.
“Operacionet e kërkimit me ndihmën e qenve mundësuan kapjen e drogës të fshehur me kujdes në muret anësore dhe në platformën që mbante ngarkesën si dhe arrestimin e shoferit të kamionit, një maroken i moshës 30-vjeçare”- njoftoi sot Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Kombëtare.
Maroku konsiderohet si një nga prodhuesit dhe eksportuesit kryesorë të bimës së kanabisit. Kështu shprehet zyra e OKB-së për luftën kundër drogës dhe krimit (ONUDC).