KUKES – Policia e Kukësit ka vënë në pranga dje dy kosovarë, të cilët kanë tentuar të trafikojnë përmes pikës kufitare të Qafë Morinës lëndë narkotike. Burime nga blutë e këtij qyteti, bënë me dije se në pranga ranë, 36-vjeçari Neki Cakaj si dhe 41-vjeçari Florim Dautaj, përkatësisht nga Gjakova dhe Cerrabegu.
Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 kg kanabis sativa, ndërsa destinacioni dyshohet të ishte vendi ynë. Të njëjtat burime deklaruan se droga ishte ndarë në 4 pako dhe ishte mbështjellë me letër natribani. Ndërkohë, materialet do t’i kalojnë Pro-kurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
(ar.sh/GSH/BalkanWeb)