Sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike në Orikum të Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se policia ka shoqëruar dy vëllezër, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Po ashtu mësohet se droga është gjetur në banesën e tyre në Orikum. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë nga aksioni i policisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Orikumi”.

Sekuestrohen 20 kilogramë kannabis sativa në një banesë.

Vihen në pranga 2 shtetas si bashkëpunëtor.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, Policia e Vlorës pas nje hetimi me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka finalizuar operacionin antidrogë në Orikum të Vlorës.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesën e shtetasit F.B në Orikum, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 20 kilogramë, e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në kuadër të këtij operacioni dhe në vijim të veprimeve proceduriale eshte bërë arrestimi në flagrancë i pronarit të banesës 45-vjeçari F.B.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E.K., 38 vjeç, banues në Vlorë, si autorë i implikuar në këtë ngjarje në bashkëpunim me F.B.

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb