SHKODËR

Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim.

Efektivët e policisë në cilësinë e provës materiale arritën të sekuestronin 60 kg lëndë narkotike e llojit kanabis. Droga ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatit Lisen.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lisen”. Sekuestrohen 60 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtaroisë krimianle në fushën e narkotikëve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, u arrestua në flagrancë shtetasi: P. F., 38 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës dhe u proceduan penalisht shtetasit E. M.,A. F. dhe Z. P, të tre banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës.

Mbi bazën e informacioneve se këta shtetas kishin fshehur në fshatin Lisen, në një zonë të pyllëzuar lëndë narkotike, Policia ushtroi kontroll duke bërë të mundur gjetjen e një sasi prej 60 kg lëndë narkoitike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë krehjes së zonës, në momentin që policia është afruar tek vendi ku u gjet lënda narkotike, shtetasi P. F. ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e policisë gjatë ndjekjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb