Sekuestrohen 73 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, ndërsa në pranga ra një 43-vjeccar grek. Mësohet se operacioni është zhvilluar në Kefalovris të Janinës.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se gjatë kontrollit të ushtruar nga policia greke në një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, ku brenda në bagazh u gjetën dhe sekuestruan 47 pako me 73 kg 800 gram marijuane.

Ndërkohë, u sekuestruan 2 celularë dhe 150 euro.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: