Policia greke ka sekuestruar mbi 76 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohen 4 shqiptarë në një operacion të zhvilluar pas mesnate në Ampelia, Igumenicë.

Operacioni i i koduar “Rrjeta” i zhvilluar orët e para të mëngjesit, coi në pranga 4 persona, të cilët tentuan të transportonin lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek. Aksioni u krye në afërsi të Igumenicës në vendin e quajtur ‘Ambelia’ ndërsa të arrestuarit janë  me iniciale K. L, 41 vjeç, lindur në Berat A.K, 30 vjeç, banues Piqeras Sarandë, D. B, 22 vjeç, lindur  në Lezhë,  banues në Sarandë, si edhe A.Z, 20 vjeç, lindur në Berat.  Lënda narkotike ishte ndarë në 4 cantë të cilët i mbanin në shpinë.

Po kështu janë sekuestruar dhe 4 celularë. Nga kontrolli në sistem, rezulton se dy prej të arrestuarve kanë masë ndalimi hyrje në Greqi dhe në zonën Shengen.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.8 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb