Mbi 1 mijë kilogramë kokainë janë kapur në portin e Vigos në Spanjë. Në pranga kanë rënë 9 persona, me kombësi belge dhe shqiptare, raportojnë mediat vendase.

Sipas informacioneve, operacioni është zhvilluar të mërkurën dhe droga është sekuestruar nga një anije që lundronte nën flamurin e Qipros, e ardhur nga Amerika e Jugut.

Operacioni synoi metodën e njohur si “gancho ciego”, ku droga vendoset në mënyrë të fshehtë në kontejnerët e transportit detar.

Kjo ngarkesë kokaine ishte fshehur në një kontejner të Cape Citius, një anije që lidh portet e Amerikës së Jugut me Vigon. Mes të arrestuarve janë gjashtë shqiptarë dhe tre belgë, duke vënë në pah shtrirjen ndërkombëtare të këtyre aktiviteteve kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb