Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë, i asistuar edhe nga njësitet tjera të Policisë së Kosovës, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të gjykatës kompetente, ka kryer operacion policor të bastisjeve në tri vende të ndryshme në rajonin e Prishtinës ku ka sekuestruar barna me marka të Serbisë në vlerën e 20 mijë eurove. Me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar dhe pas intervistimit të tij me urdhër të prokurorit ai është dërguar në paraburgim, shkruan Telegrafi.


“Dje me datën 05.03.2018, gjatë një operacioni të suksesshëm, Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë, të asistuar edhe nga njësitet tjera të Policisë së Kosovës, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të gjykatës kompetente, ka kryer operacion policor të bastisjeve në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.
Gjatë operacionit policor është gjetur sasi e konsiderueshme e barnave të dyshuara si mallra kontrabandë me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar.
Zyrtarët doganorë dhe zyrtarët e Inspektoratit për produkte dhe pajisje medicinale, kanë ofruar asistencën e tyre gjatë bastisjes, të cilët kanë evidentuar dhe sekuestruar barnat e dyshuara.
Një person i dyshuar është arrestuar në këtë operacion dhe pas intervistimit të tij, me urdhër të prokurorit të rastit nga prokuroria kompetente, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas vlerësimit fillestar vlera e barnave – medikamenteve të sekuestruara është në vlerë rreth 20,000 € (njëzetë mijë euro)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


(m.k/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb