Policia italiane ka arrestuar në Ragusa tre shqiptarë për posedim të 50 kg hashash dhe 1 kg kokainë. Një prej shqiptarëve ishte dhe në kërkim, pasi duhet të vuante dënimin prej 3 vjetëve për disa krime të kryera në provincën e Romës.

Për t’i shpëtuar kontrolleve shqiptari lëvizte me një kartë identiteti greke. Sipas mediave italiane në pranga janë vënë shtetasit shqiptarë Pandeli Prifti, Lulzim Ndreu dhe Kujtim Rrapushi.Shqiptarët janë dërguar në paraburgim, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë dhe cili ishte destinacioni i drogës.

Në vitin e fundit policia e Ragusës ka sekuestruar rreth 10 mijë kg drogë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb