IGUMENICE- Policia greke ka sekuestruar sot një sasi lëndësh narkotike në portin e Igumenicës. Mësohet se droga u gjet në automjetin Mercedes-Benz në portin e Igumenicës në tentativë për të ikur në Itali.

Ka qenë qeni i policisë “K9”, që zbuloi midis sediljeve të pasme dhe portbagazhit 16 pako me 13 kg 950 gram marijuanë.

“BalkanWeb” mëson se automjeti vinte nga Shqipëria e drejtohej nga 63-vjeçari Edmond Gixhari nga Kavaja, me pasagjer Viaro Kukelin, 24-vjeç nga Tirana.
Droga Greqi (3)

Droga Greqi (1)

Droga Greqi (2)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: