Një operacion policor është zhvilluar sot në zonën e Plazhit në Durrës.

Mësohet se është bërë sekuestrimi i një pallati, që dyshohet se është bërë me para krimi.

Pallati është tek Ura e Dajlanit, shumë pranë vijës bregdetare.

Pallati ka qenë në sekuestro preventive. Ndërtesa është në pronësi të Pëllumb Tudës, që është me precedent penal.

Dyshohet se pallati është bërë me para nga trafiku i lëndëve narkotike. Ndërtesa po sekuestrohet në mënyrë përfundimtare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb