MAQEDONI- Në Strugë u themelua dega e Lëvizjes për reforma në PDSH, ku u zgjodhën kryetarët e kësaj dege, drejtuesit e saj, kuvendarët dhe u propozua kandidati për kryetar të Lëvizjes që do të garojë në kongresin e 21-22 Marsit, njofton Drini.mk

Në fjalën e tij kryetari i Strugës Ziadin Sela u shpreh se nëse maqedonasit nuk pranojnë kompromisin dhe kushtet e shqiptarëve atëherë ata do krijojnë parlamentin shqiptar në Shkup.

“Kjo iniciativë nuk bëhet për karrierë politike apo interesa personale, por lindi për ata , të cilët janë të vegjël akoma, lindi edhe për ata, të cilët janë të vegjël ende dhe në emër të pozitës së shqiptarëve në trojet e tyre.
Lëvizja për reforma do të marrë legjitimitetin dhe nuk do të bëhet pjesë e qeverisë. Lëvizja për reforma në PDSH nuk do të bëjë kërkesa tani e tutje sepse ne nuk jemi në pozita për të kërkuar lëmoshë. Ne do të parashtrojmë kushte dhe nuk do të bëhemi pjesë e qeverisë deri nuk realizohen këto kushte. Nëse maqedonasit nuk do ta pranojnë një gjë të tillë atëherë, shqiptarët e Maqedonisë do ta bëjnë parlamentin e tyre në mes të Shkupit” – tha Ziadin Sela në fjalën e tij para të pranishmeve nga të cilët u përshëndet me duartrokitje dhe ovacione të cilat dukshëm i shkaktuan emocione kryetari të komunës së Strugës.

Gjithashtu para të pranishmeve foli edhe tashmë kryetari i degës së Strugës, Surja Rushiti i cili falenderoi të pranishmit dhe theksoi se Lëvizja për Reforma në PDSH, paraqet opsionin fitues dhe dhënies fund të nëpërkëmbjes së shqiptarëve në Maqedoni, pa marrë parasysh se kujt subjekti politik i takojnë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: