Në ambientet e universitetit “Luarasi” është zhvilluar një event i rëndësishëm mbi identifikimin e startap-eve që janë gati për t’u rritur në tregun ndërkombëtar. I njohur ndryshe si ‘Selection Bootcamp’, ky event u organizua nga ‘Uplift Albania’, programi i akselerimit për early-stage startups. Nga 50 aplikime online, në Bootcamp u ftuan 23 prej tyre që prezantuan projektet para mentorëve, investitorëve, ekspertëve të teknologjisë dhe biznesit të ardhur nga vendi, rajoni dhe bota.

Më tej Bootcamp vazhdoi me një workshop, ku të ndarë në skuadra startupet punuan në modelet e biznesit, nën udhëheqjen e ekspertëve të huaj Martin Kujan dhe Tomas Penxa. Bashkëthemeluesi i ICT, Kushtrim Shala, tregon se këto start up-e janë në fazat e para por që kanë arritur të gjenerojnë përfitime.

Vetë universiteti “Luarasi” sjell lëndë të veçanta mbi inovacionin për të iniciuar idetë e të rinjve e për t’i zhvilluar suksesshëm në një të ardhme të afërt. Zv. Rektorja Anni Dasho Sharko e vlerëson partneritetin me ‘Uplift Albania’ si një mundësi shumë të mirë për studentët.

Uplift-i rihapet sërish në maj të 2020. Shala tregon se kush mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e kësaj platforme inovative.

Në fund u përzgjodhën 9 fitues të cilët do t’i nënshtrohen një programi 6 javor intensiv akselerimi ku çdo javë do të trajtohen tematika të ndryshme mbi marketingun, shitjet, anën ligjore dhe shumë fusha të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb