Selena Gomez duket se ka dalë nga tuneli i errët i muajve të shkuar dhe tani shfaqet e lumtur dhe e qeshur duke shijuar fundjavën në një plazh shumë të bukur në Meksike me mikeshat e saj.

Me bikini të bardhë këngëtarja shfaqet në formë të shkëlqyer, por mbi të gjitha në humor të mirë: ‘Shoqja ime më e mirë do martohet: Zonja e ardhshme Lopez’, shkruan ajo për mikeshën e saj Courtney Barry. Që kur ka lënë qendrën e rehabilitimit pak muaj më parë Selena dalëngadalë po i kthehet jetës së saj sociale.

Në kohët e fundit ka qenë shumë e rrallë ta shihje kaq të qetë dhe të relaksuar. Së bashku me të pranë saj janë dhe mikeshat e saj më të mira, Courtney, Ashley Cook, Raquelle Stevens, të cilat kanë qenë edhe shërimi i saj, sepse së bashku zbaviten shumë…

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb