Selena Gomez nuk e ka përjetuar aspak mirë ndarjen nga këngëtari Justin Bieber dhe martesën e tij me modelen, Hailey Baldwin. Por, pavarësisht të gjitha vuajtjeve që ka përjetuar, Selena ka treguar se s’ka hequr dorë nga dashuria.

Në një intervistë për “Zach Sang Show”, këngëtarja tha se është gati për një lidhje të re. “Kam qenë single këto dy vite dhe dua të di si do jetë dashuria në të ardhmen për mua. Dua të jetë e vërtetë, nuk dua të jetë e rrëmujshme apo të ketë mungesë komunikimi. Kur rritesh gjen njerëzit e duhur për veten, që janë në të njëjtën rrjedhë me ty”, tha Selena.

Kujtojmë se kënga e fundit e Selena-s ‘Lose you to love me’ të cilën e publikoi pesë ditë më parë, ka arritur të deri tani mbi 78 milionë klikime në kanalin YouTube.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb