Krijuesja e hitit “Lose You to Love Me”, tha për Vanity Fair se ishte pikëlluar për faktin se nuk do të mund të barte shtatzëninë në formë të natyrshme, shkruan DailyMail.

“Unë nuk e kam thënë ndonjëherë këtë. Por fatkeqësisht unë nuk do të mund të bartë fëmijët e mi”.

“Kam shumë probleme mjekësore që do të rrezikonin jetën time dhe të foshnjës. Kjo ishte diçka që më duhej të pajtohesha për një kohë”.

Edhe pse rruga e saj drejt amësisë do të ‘duket ndryshe’, aktorja këmbëngul se dëshiron të bëhet nënë një ditë.

“Nuk është domosdoshmërisht mënyra se si e përfytyrova. Mendova se do të ndodhte ashtu siç ndodh për të gjithë”.

“Jam në një pozicion shumë më të mirë. Më duket një bekim që ka njerëz të mrekullueshëm që do të pranonin për të bërë surrogaci për fëmijën tim, ose mund të birësoj, të cilat janë të dyja mundësi të mëdha për mua”.

“Për mua rrugëtimi i shtatzënisë do të duket pak më ndryshe”, tha Gomez

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb