Gjatë verës ajo nuk ishte shumë aktive në rrjete sociale, dhe tani Selena Gomez, 25 vjeç, shpjegon arsyen.
Këngëtarja e njohur ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të pa treguar më parë, ku shfaqet në një shtrat spitali dhe shtrëngon dorën teksa i buzëqesh një vajze pranë saj: ‘Zbulova se kisha nevojë për një transplantim të veshkës, për shkak të sëmundjes sime, Lupus, dhe u shtrova në spital për një operacion…’ shkruan Gomez.
Një postim i gjatë në të cilin këngëtarja falënderon familjarët, mjekët, por mbi të gjitha Francia Raisa, miken e saj më të mirë, e cila i ka dhënë veshkën: “She gave me the ultimate gift and sacrifice by donating her kidney to me. I am incredibly blessed. I love you so much sis.” Ajo më bëri mua një dhuratë duke u sakrifikuar dhe duke më dhuruar veshkën e saj. Jam e bekuar. Të dua motër”. Ndërsa në dy foto të tjera Gomez tregon edhe shenjën që i ka lënë operacioni:”Do të kisha dashur ta ndaja më parë këtë eksperiencë të muajve të fundit, por po e bëj tani’.
Selena kishte treguar para një viti që vuante nga Lupus, një sëmundje që i kishte sjellë shumë probleme. Disa muaj më vonë ajo kishte ndërprerë turneun për të filluar një terapi për shkak të një depresioni të fortë të shkaktuar nga sëmundja. Në verë ajo bëri ndërhyrjen e cila ndoshta do ja bëjë më të lehtë jetën.
(da.xha/BalkanWeb)
