Selena Gomez bëri të ditur se do të tërhiqet nga muzika për një kohë të pacaktuar, pasi i duhet të trajtojë sulmet e panikut, ankthin dhe depresionin. Këngëtarja amerikane njoftoi përmes një deklarate se problemet e saj mendore janë efekte anësore të sëmundjes ‘lupus’.

Këngëtarja Gomez ka zbuluar vitin e kaluar se është duke u trajtuar nga sëmundja lupus, që ndikon sistemin imunitar të trupit.

Gomez tha se tani i duhet kohë për t’u përballur me çështjet shëndetësore. Nuk është e qartë se sa kohë do të qëndrojë Gomez larg skenës.

Lupusi është një sëmundje kronike ku trupi i një personi sulmohet nga sistemi imunitar, që normalisht lufton infeksionet dhe trupat e huaj, si viruset dhe baktert.

Lupusi mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, si temperaturë, dhimbje koke, dhimbje dhe ënjtje të kyçeve, ënjtje të duarve ose krahëve, ndjeshmëri ndaj dritës, ulcerë në gojë dhe hundë, anemi dhe rënie të flokëve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb