Selena Gomez zbuloi se mërzitet kur lexon komente për ndryshimet e saj në peshë, duke theksuar se kjo gjë nuk vlen për meshkujt. Këngëtarja dhe aktorja e njohur, duke folur në podcast “On Purpose with Jay Sethi” me të fejuarin e saj, Benny Blanco, theksoi se imazhi i saj i jashtëm ndikohet nga mjekimi që merr për shkak të sëmundjes autoimune nga e cila vuan.

Ylli i popit 32-vjeçar tha se përpiqet të injorojë komentet negative në rrjetet sociale, por nuk është gjithmonë e lehtë. “Unë jam njeri dhe ndonjëherë lexoj gjëra”, tha ajo specifikisht.

Gomez theksoi se nuk do të duket kurrë si modele, gjë që ia atribuon mjekimit që merr për lupusin. “Unë nuk jam modele dhe nuk do të jem kurrë. Dhe mendoj se modelet janë të shkëlqyera, thjesht nuk i përkas asaj kategorie”.

Duke folur për kritikat e vazhdueshme që merr për pamjen e saj, ajo vuri në dukje se femrat i nënshtrohen komenteve shumë më intensive se meshkujt.

Selena Gomez tha gjithashtu se ka hequr aplikacionet e rrjeteve sociale nga telefoni i saj, por ajo ende sheh komente negative. ” Nuk kam asgjë në telefonin tim tani.” “Ka mënyra për ta përballuar, por mbetet e vështirë.”

Pavarësisht presionit, këngëtarja shprehet se prioriteti absolut i saj është shëndeti. “Më mirë do të isha e shëndetshme dhe të kujdesesha për veten”. “Ilaçet e mia janë të rëndësishme dhe besoj se më ndihmojnë”, theksoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: