BANGLADESH- I krijuar për selfiet. Kjo është etiketa zyrtare e Nokia Lumia 730 Dual SIM. Nga Bangladeshi, Microsoft në bashkëpunim me Coca-Cola përdorën këtë pajisje për të thyer rekordin e ‘selfiet’ më të madhe në botë.

Në këtë foto morën pjesë 1151 persona. Sipas rekordeve Guiness, ‘selfie’ më i klikuar ishte ai i Elen DeGeneresit në ceremoninë “Oscar”, ndërsa më i madh deri tani ishte selfie me 279 njerëz.

Microsofti është duke pritur akoma konfirmimin nga Guiness për ‘selfien’ me më shumë persona në të përmes kamerës 5MP të Lumia 730.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb