Teknologjia e dronëve nuk është një koncept i ri në mbarë botën, madje është një pajisje që të gjithë mendojmë se mund ta zotërojmë një ditë. Por një nga risitë e fundit të dronëve quhet “Roam-e selfie”. Është një dron i projektuar për të kapur selfie ndërkohë që rri pezull në ajër.

Në një kohë që selfie është trendi i përditshmërisë për të gjithë njerëzit, pasi nuk kalon një ditë që një person mos të bëjë një “selfie”, e ardhmja ka propozuar një dron fluturues selfie-sh, që së shpejti do të ‘pushtojë’ botën.

Droni do të jetë i pajisur me 4 helika, një bosht dysh, telekomandë pilotimi dhe kamera selfie që mund të filmojë nga distanca të largëta deri në 25 metra. Me boshtin dysh, droni do ta ketë të lehtë të mbajë ekuilibrin. Kjo risi e teknologjisë vjen nga grupi Internet of Things Groups që u krijuan në mesin e vitit 2016.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: