Nga tetori i 2011 në nëntor të 2017 kanë mbetur të paktën 259 persona të vrarë në të gjithë botën, në një tentativë për të realizuar selfie (foto dhe video) në kushte ekstreme dhe në rrezik të madh. Një gjë të tillë e bën me dije Eurispes, duke theksuar se mosha më e personave të rrezikuar nga incidentet është ajo mes 20-29 vjeç (106 viktima) i ndjekur nga 10-19 vjeçarët (76 viktima). Këto dy kategori përfaqësojnë 70.3 % të të vdekurve si shkak i asaj që quhet “killfie”.

Numri- Eurispes hedh të dhënat e raportuar në Raportin e 2019-ës, në këtë rast, duke hedhur edhe një studim të Institutit Indian të Shkencave Mjekësore të Nju Delhit. 20 viktima të tjera, kujton gjithmonë Eurispes, renditen në grupmoshat e 30 dhe 39 vjeç. 2 persona regjistrohen mes moshës 50 dhe 59 vjeç dhe 3 persona mes 60 dhe 69 vjeç.. 259 viktima, humbën jetën për kënaqësinë e të eksperimentuarit një eksperiencë ekstreme dhe kënaqësisë për të bërë publik imazhin e tyre përmes rrjeteve sociale, më kërkim të aprovimit dhe admirimit. 153 viktima janë meshkuj dhe 106 janë femra, sipas të dhënave të Institutit të Shkencave Mjekësore të Nju Delfit.

Shkaku i vdekjes-Nga studimi 259 e të vdekurve janë të lidhur me rreth 137 incidente. 70 persona janë mbytur, 51 kanë mbetur viktimë e incidenteve të lidhur me mjetet e transportit, 48 kanë rënë duke sfiduar ligjin e gravitetit; 48 vetë u dogjën, 16 u goditën nga goditjet elektrike, 11 u goditën nga armët e zjarrit, 8 persona mbeten viktima të sulmeve nga kafshët e egra.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb