Tetorin e kaluar ajo njoftoi në rrjetet sociale që ishte e sëmurë nga skleroza multiple: Nuk e di saktësisht se çfarë do bëj, por do të bëj më të mirën e mundshme…’, ka shkruar në një postim prekës në Instagram.

Që atëherë ajo nuk u shfaq më publik dhe tani Selma Blair, artistja e ‘Cruel Intention’ dhe ‘Legally Blonde’ është kthyer në tapetin e kuq me një bastun në dorë. Shumë e bukur dhe me një fustan të gjatë me pelerinë, Selma ka sfiluar në party e Oscar 2019, atë të Vanity Fair, e qeshur dhe emocionuar.

Në dorë me bastunin e personalizuar të monogramës së saj dhe me një diamant rozë, e realizuar pikërisht për këtë rast, nga kontributi i tre personave që artistja ka dashur ti falenderojë në profilin e saj në Instagram: Doja një bastun të veçantë për këtë mbrëmje’, ka shkruar aktorja e njohur.

Sëmundja e e Sklerozës Multiple, (Skleroza e shumëfishtë), është një sëmundje e rëndë e njeriut që prek sistemin nervor qendror.

Paraqitet si fillim me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Shqetësimet tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë, dridhje, artikulimi i paqartë në të folur dhe pengesa në shikim.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb