Semani, Darëzeza dhe Pylli i Sodës janë tre zonat e tjera që rrezikohen nga erozioni.

Në emisionin “Vetting” në News24, ekspertëve mjedisorë, shprehen se  plazhi i Semanit, konsiderohet si një ndër plazhet me erozionin më të lartë. Në disa pjesë të Lumit të Semanit, deti në këtë zonë ka avancuar me ritme të shpejta. Në këtë zonë deti ka përpirë mbi 130 hektarë tokë, ose e thënë ndryshe deti në këtë deltë përparon me 95 hektarë tokë.

Në bregdetin e Semanit deti merr me vete deri në 20 metra tokë ranore çdo vit ndërsa të dëmtuara kanë mbetur lokalet e ndërtuara me dru që shërbejnë për qytetarët gjatë sezonit turistik. Në Darëzezë, erozioni detar është një fenomen i pandalshëm për të cilin duhet të ishin marrë masa disa vite më parë, por kjo nuk ka ndodhur

Nga verifikimet e VETTING në këtë zonë, duket qartë se erozioni në Vlorë, ka gllabëruar dhjetëra hektarë tokë. Situata sa vjen e përkeqësohet, duke humbur rreth 50 metra në total vijë paralele nga deti. Ajo që ka ndodhur vitet e fundit, është dramatike. Këto pisha që shikoni, dhe kjo hapësirë toke, ka humbur brenda një kohe të shkurtër për shkak të motit të keq.

Bregu i Semanit dhe Darëzezës, çdo vit e më shumë po mpaket duke rrezikuar të shkojë drejt zhdukjes për shkak të erozionit detar. Specialistët thonë se që prej vitit 1960 deri në vitin 2024, deti ka gllabëruar rreth 1 kilometër tokë.

Përparimi i përvitshëm i detit drejt tokës dhe brezit pyjor, po dëmton tokat bujqësore të cilat janë përmbytur dhe kripëzuar duke mos prodhuar asnjë lloj kulture bujqësore. Plazhi i Semanit, konsiderohet si një ndër plazhet me erozionin më të lartë. Në disa pjesë të Lumit të Semanit, deti në këtë zonë ka avancuar me ritme të shpejta. Në këtë zonë deti ka përpirë mbi 130 hektarë tokë, ose e thënë ndryshe deti në këtë deltë përparon me 95 hektarë tokë.

Shqetësues është edhe fakti se rëra kurative e bregdetit të Semanit çdo vit e më tepër po zhduket, për shkak të erozionit ku deti ka ardhur vetëm pak metra larg pyllit duke marrë para gjithçka që i del. Sipas  Ervin Toromani, dekan i fakultetit të pyjeve në Universiteti Bujqësor Kamëz “Në zonën e Semanit nga studimet që kemi bërë, duke analizuar fotografitë ajrore, duke parë ndryshimet që kanë ndodhur në vijën bregdetare ka rezultuar që mesatarisht ritmi i humbjes së tokës që nënkupton avancimin e detit në brendësi shkon në rreth 8 metra, pra po flasim për parametrat në gjerësi. Ka dhe matje që tregojnë sipërfaqen e humbur për shkak të këtij fenomeni”.

Në bregdetin e Semanit deti merr me vete deri në 20 metra tokë ranore çdo vit ndërsa të dëmtuara kanë mbetur lokalet e ndërtuara me dru që shërbejnë për qytetarët gjatë sezonit turistik. Në Darëzezë, erozioni detar është një fenomen i pandalshëm për të cilin duhet të ishin marrë masa disa vite më parë, por kjo nuk ka ndodhur. Endri Haxhiraj, ekspert mjedisi shpjegon se  “në Darëzezë ndodh i njëjti fenomen, ku disa investime që ishin kryer nga privatet kanë pësuar dëme infrastrukturore, thyerje të sipërfaqes së truallit të vendosur në rërë,. Investimit këtu janë bërë pa kriter, duke mos investuar në një zonë të sigurte dhe për pasojë këto investime janë dëmtuar.”

Erozioni detar pritet të rritet në vitet në vazhdim dhe për shkak të afrimit të detit zonat e ulëta janë ato më të rrezikuara nga dëmtimi i argjinaturave mbrojtëse.

Pylli i Sodës

Erozioni detar, ka krijuar situatë problematike edhe në Pyllin e Sodës në Vlorë, aty ku deti po gërryen gjithnjë e më shumë bregun, duke marrë me vete mijëra pisha. Gjatë viteve të fundit deti ka hyrë mbi dhjetë metra në brendësi të pyllit të Sodës, siç duket edhe nga pamjet qindra pemë janë shkatërruar.

Sipas  Ervin Toromani, “Pylli i sodës është krijuar para viteve 1990, është një investim gjigand i asaj kohe, sepse po të shikoni natyrën e punës që është zbatuar aty për shkak të ujërave shumë të cekëta nëntokësore. Inxhinierët e asaj kohe janë dashur që të krijonin disa breza ose e thënë ndryshe disa gradona ku sistemi i pishave halore të mos binin direkt në kontakt me pjesën e kripës që të mos shkaktohej tharja e tyre”.

Nëse para viteve 90, u investua në pyllin e sodës duke mbjell pisha, për të shmangur kalimin e ujërave të kripur në tokat bujqësore, sot njerëzit po bëjnë të kundërtën. Pishat në këtë pyll kanë nisur të pakësohen, për shkak të prerjeve të paligjshme e në disa raste edhe vënies së zjarrit, kjo për arsyeje të babëzish për të ndërtuar objekte buzë detit e në ambiente ku ka gjelbërim. Ndërsa vihet re një keq menaxhim nga njësitë vendore për sa i përket ruajtjes së këtij pylli.

Pylli Sodes
Pylli Sodes

Endri Haxhiraj, ekspert Mjedisi shprehet se “Për pyllin e Sodës në Vlorë, shenjat kryesore të këtij erozioni janë rënie e masivëve të pishave, pemëve të mbjella në tokë, humbja e vijës bregdetare, humbja e një sipërfaqe të konsiderueshme, kjo është lehtësisht e verifikueshme madje edhe me sy të lirë nga publiku”. Sipas  Ervin Toromani, dekan i fakultetit të pyjeve “ Nga ajo ç’ka kemi parë, dëmtimi i këtij habitati është për shkak se nuk është menaxhuar siç duhet nga ana e strukturave përkatëse. Në rastin konkret nga ana e Bashkisë Vlorë, e cila ka nën administrim sektorin e shërbimit të pyjeve, sepse vetë pisha që është mbjellë aty ka një sistem rrënjor të cekët, dhe në rastin kur pesha e kurorës bëhet shumë e madhe sesa aftësia mbajtëse e sistemit rrënjor, shpesh herë do të kemi edhe rrëzimin e drurëve. Së dyti, janë edhe disa ndërtime që janë kryer aty, dendësia e madhe që është përdorur në pyllin e Sodës ka patur si qëllim që drurët e pishave të mbështesnin njëri-tjetrin dhe të arrinin të siguronin një far qëndrueshmërie. Ndërhyrja nëpërmjet ndërtimeve të ndryshme, ka krijuar ato xhepat dhe boshllëqet në strukturën vertikale të drurëve, ka krijuar distancim midis tyre, në rastin e erërave të forta kanë shkaktuar, edhe rrëzimin e tyre dhe ky në rastin konkret është një problem.”

Ekspertët e mjedisit sugjerojnë që në këtë zonë të ndërtohen barriera mbrojtëse për të penguar erozionin e mëtejshëm, por apeli i tyre ka rënë në vesh të “shurdhët”.

Sipas Toromanit “këtu është një problematikë që më shumë shkaktohet nga njeriu, ose mungesa e përgjegjësisë, dhe investimeve nga strukturat përgjegjëse, natyrisht e kombinuar me efketin e fenomenit natyror që në rastin konkret flasim për shpejtësinë e erërave dhe forcën goditëse.”

Toromani
Toromani

Endri Haxhiraj, ekspert mjedisi shprehet se “një prej alternativave që neve kemi vënë re dhe është efikase, janë valëpritësit, në vijën bregdetare shqiptare. Nga eksperienca evropiane valëpritësit janë disa ndërtime në formën e krahut që shkojnë paralel me vijën bregdetare

Nga verifikimet e VETTING në këtë zonë, duket qartë se erozioni në Vlorë, ka gllabëruar dhjetëra hektarë tokë. Situata sa vjen e përkeqësohet, duke humbur rreth 50 metra në total vijë paralele nga deti. Ajo që ka ndodhur vitet e fundit, është dramatike. Këto pisha që shikoni, dhe kjo hapësirë toke, ka humbur brenda një kohe të shkurtër për shkak të motit të keq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb