Përpjekjet e Barcelonës për të përfshirë lojtarët në një marrëveshje për të nënshkruar me Neymar duket se nuk do të kenë shumë sukses, pasi Nelson Semedo hodhi poshtë një transferim në Paris Saint-Germain. Semedo u përfol se do të ishte pjesë e operacioni për të nënshkruar Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

Diego Simeone ishte në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe e kishte identifikuar Semedo si shënjestrën e tij numër një, me mbrojtësin portugez të gatshëm për të bërë lëvizjen në kryeqytetin spanjoll. Sidoqoftë, Barcelona vendosi të mos e përfshijë atë në marrëveshje dhe pagoi klauzolën e lirimit të plotë të Griezmann.

Tashmë, PSG interesohet për një mbrojtës djathtë dhe e kishte Semedon si një opsion. Për Barcelona, ​​ishte një shans i mirë për të përdorur lojtarin e tyre si pjesë e marrëveshjes për nënshkrimin e Neymar, por as Samedo  nuk ka ndërmend të largohet nga Camp Nou këtë verë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb