TIRANE – Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në datat 29 dhe 30 shtator, organizon në bashkëpunim me Instrumentin e Asistencës Teknike për Shkëmbimin e Informacionit të Bashkimit Evropian (TAIEX), “Seminarin mbi Median dhe Përputhshmërinë me Parimet e Mbrojtjes së të Dhënave”.

Në dy ditë të Seminarit trajtohen disa çështje me interes për mediat, të tilla si:
-korniza ligjore për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me gazetarinë në Shqipëri dhe në BE;
– rëndësia e Kodit të Etikës në media, integriteti profesional dhe gazetaria investigative;
– përparësitë dhe sfidat për ruajtjen e balancës mes gazetarisë së mirë dhe privatësisë së individit në komunitet;
– balancimin e të drejtës për privatësi dhe shkatërrimit të informacionit me interes publik;
– respektimin e të dhënave personale dhe privatësisë në Epokën Digjitale (duke përfshirë edhe median digjitale);
– përdorimin e kamerave të fshehta për qëllime të gazetarisë investigative;
– trajtimin e rasteve konkrete të shkeljes së privatësisë dhe në veçanti, mbrojtja e të dhënave personale e të miturve.

Pjesëmarrës në Seminar do të jenë përfaqësues të Kuvendit; institucioneve të ndryshme vendase e të huaja; organizatave të shoqërisë civile; gazetarë nga mediat audiovizive, të shkruara dhe portaleve online; si edhe zëdhënës të Autoriteteve Publike.

Në këtë seminar do referojnë disa ekspertëve të mirënjohur ndërkombëtarë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe medias nga Britania, Gjermania, Sllovenia dhe Lituania; si dhe ekspertë vendas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: