Nga: ERJOLA JATA*
TIRANE – Ministria e Bujqësisë ka nisur një fushatë të gjerë vaksinimi kundër sëmundjes së dermatozës nodulare, duke nisur nga komplekset e mëdha. Edhe për dy javë në të gjithë vendin nuk do të lejohet shitja dhe tregtimi i mishit të gjedhit me origjinë nga Shqipëria.

“Për 10 ditë ne do të kemi përfunduar komplet vaksinimin. Kërkohet një periudhë për vendosjen e imunitetit, minimalisht një javë, kështu që unë mendoj se, do të jemi të gatshëm për dy javë të hapim tregjet e kafshëve dhe për të lejuar natyrisht edhe importet sipas të gjitha rregullave.”- deklaroi Panariti.

Sipas ministrit Panariti, dëmi nëse do të lejojë tregtimi dhe shitja e mishit pa u bërë vaksinimi do të ishte shumë i madh.

“Për shkak të disa interesave, të cilat cënohen, por do të cënohen përkohësisht, ne nuk mund të rrezikojmë të hedhim në erë blegtorinë e vendit, të shkatërrojmë popullatat e kafshëve të qumështit, kafshëve të prodhimit, sepse kjo është një normë që na imponohet edhe nga Bashkimi Europian.”- u shpreh ministri

Brenda dy ditëve janë vaksinuar 1000 krerë gjedh në fermat e mëdha të rrethit Tiranë dhe duke filluar nga dita e nesërme ky proces do të shtrihet edhe në rrethin e Kavajës. Dermatoza nodulare është një sëmundje që prek gjedhët dhe nuk transmetohet tek njeriu.
(el.sp/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: