I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Xhelil Koleci profesor i sëmundjeve infektive në UBT ka folur për sëmundjen e tërbimit, si përhapet dhe masat kryesore për kontrollin ndaj kafshëve transmetuese përmes vaksinimit.
“Tërbimi është një sëmundje që kërkon një kontakt aksidental, pjesa dërrmuese e transmetimit të tërbimit i kushtohet kafshimeve aksidentale, qentë e tërbuar janë 99% e të gjitha rasteve në botë. Fatmirësisht Shqipëria dhe Europa kanë gjendje të mirë nga tërbimi, por jemi në një fazë ku kontrolli i saj duhet të vazhdojë. Përhapja është kryesisht nga qen të tërbuar që kanë kontakte me rezervarin e infeksionit. Që të ekzistojë tërbimi, ekzistojnë dy cikle në natyrë dhe në sajë të tyre ka gjetur mundësinë për të depërtuar infeksionin. Njëri është cikli urban, që luan rol si kafshime qen-mace dhe cikli rural realizohet përmes dhelprës së kuqe. Rezervuar do të thotë një kafshë që mundëson përjetësimin e shkaktarit të tërbimit. Krahas kafshimit një mundësi tjetër e transmetimit është kontakti me kafshë të tjera që mund të jenë të tërbuara është me rrallë, më të rralla rastet në laborator. Raste të tjera janë përmes transplanteve dhe lakuriqët e natës të cilët janë burim i transmetimit të infeksionit. Masa kryesore e kontrollit është dhelpra nga njëra anë dhe qentë e macet nga ana tjetër, që përjetësojnë përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga tërbimi. Vaksina e prodhuar para 30 vjetësh ka patur mjaft probleme për shkak se virusi i tërbimit nuk është i qëndrueshëm në mjedis dhe ka pasur problem për ta bërë të qëndrueshëm në vaksinë. Dhelprat e vaksinuara janë të mbrojtura dhe nuk janë bërë burim infeksioni qoftë në kontrakt me qen, mace apo njerëz. Nëse do të kontrollosh një sëmundje duhet ta kontrollosh që në rezervate, për ta mbajtur në kontroll. Dhelpra është rezervar infeksioni e transmeton tek të gjitha kafshët, por njeriu ka më shumë kontakt me qenin, por kafshohet edhe nga dhelpra. Kjo vaksinë nuk ka efekte mbrojtëse për qen dhe mace. Janë vaksina të dedikura që janë rezultative, që mund të kontrollohen edhe qentë e rrugës dhe ata shtëpiak”-deklaroi Xhelil Koleci.