TIRANE

I ftuar në Medicus nga Daljana Sejdia, dr.Alketa Koroshi, nefrolog, ka folur mbi sëmundjet e veshkave dhe këshilla mbi kurimin e saktë të tyre.

I pyetur se cilat janë disa nga barnat që rekomandohen për kurimin e hipertensionit arterial, dr.Koroshi listoi disa prej tyre.
Hipertensioni arterial ka disa parime për tu kuruar siç duhet. Tre janë grupet kryesore të trajtimit të hipertensionit, të cilat kanë më pak efekte anësore. Mjeku i mirë nuk është vetëm ai që di efektet pozitive të ilaçit, por edhe ato anësore.

Në mjekimin e hipertensionit arterial edhe nëse vjen nga sëmundjet e veshkave, por edhe nëse është hipertension, asnjëhere nuk duhet filluar trajtimi me vetëm një preparate, por me dy preparate të kombinuara, sepse në mënyrë të tillë, i jepet dozë më e vogël dhe eviton efektet anësore të tyre.

Së dyti, kur mjekon me dy apo më shumë preparate hipertensive, duhet patjetër njëri nga këto preparate të jetë shkarkues, pasi efekti i mjekimit mund të jetë i dobët nëse nuk merret.

Nëse hipertensioni është në grada të larta, aq më preparate të forta duhet t’i jepen pacientit.

Kujdes duhet treguar me rritjen e madhe të tensionit, psh mbi 20, atëhere mund të marrë dhe aspekte të hipertensionit malinj, që e çon pacientin në insufiçence renale e më pas në dializë.

Faktori tjetër që ndikon te veshkat, ështe dhe diabeti, i cili krijon nefropatinë diabetike.

Sindromi metabolik është një fenomen I përhapur, shkaktuar nga dieta ushqimore, obeziteti, jeta sedentare, që më pas bën të mundur shfaqjen e diabetit.

Diabeti kërkon mjekim të veçante dhe dietë të veçantë dhe shumë e rrezikshme nëse nuk trajtohet siç duhet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb