Në emisionin Koha për t’u zgjuar në News 24 ishte i ftuar mjeku neurolog, Genci Çakçiri. Ai tha se sëmundjet neurologjike janë të shumta. Sipas tij, disa prej tyre kanë simptoma të lehta, si mpirje të njërës dorë apo njërës këmbë. Edhe për këto raste, duhet t’i drejtohemi specialistit.

Çarçiri deklaroi se nëse një person ka mpirje të këmbëve dhe më pas mpirja vijon edhe në pjesë të tjera të trupit, duhet të merrni mjekim urgjent.

Genci Çarçiri, mjek neurolog në QSUT: Sëmundjet neurologjike janë të shumta. Nisin nga disa simptoma të lehta, por ka raste edhe kur pacientët vuajnë nga sëmundje pak më të rënda. Kur kemi mpirje të njërës dorë mund të kemi një shtypje nervi në nivelin e bërrylit, shtypje në nivel të këmbëve.

Nëse kemi mpirje që nis nga këmbët dhe vazhdon edhe në pjesë të tjera të trupit, duhet shikuar me kujdes, duhet trajtuar shumë më shpejt. Shpesh mpirja ndoshta edhe s’ka lidhje me sistemin nervor. Shumë sëmundje parandalohen edhe me dietë apo aktivitet fizik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb