Senati amerikan miratoi sot pa asnjë kundërshtim, një rezolutë që e akuzon princin saudit të kurorës, Mohammed Ben Salmane përgjegjës të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Kjo rezolutë e miratuar me votim me gojë, kundërshton hapur presidentin amerikan, duke specifikuar se Kongresi vlerëson që princi i kurorës, Mohammed Ben Salmane është përgjegjës për vrasjen e sauditit, Jamal Khashoggi. Asnjë datë nuk është përcaktuar ende për një votim në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe më pas është i nevojshëm që Donald Trump ta nënshkruajë atë për të hyrë në fuqi.