SHBA– Senati amerikan konfirmoi të hënën Mike Pompeo në postin e drejtorit të CIA-s, që e kishte emëruar Donald Trump.

Mike Pompeo, i zgjedhur republikan, është vetëm anëtari i tretë i administratës së Donald Trump që është konfirmuar në postin e tij.

Shefi i ri i shërbimeve sekrete, 53 vjeç, u konfirmua nga Senati me 66 vota kundër 32, duke marrë kryesisht një mbështetje të fortë nga kundërshtarët demokratë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: