Senatori i Lega Manuel Vescovi, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit italian, duke ndjekur situatën politike në Shqipëri shpreh shqetësim për tensionet e fundit politike, të ndodhura sidomos ditët e fundit.

Senatori Vescovi fton partitë politike të vendosin dialogun si zgjidhjen e vetme politike paqësore dhe demokratike për vendin.

“Çdo zgjidhje tjetër do të përkeqësonte pashmangshmërisht ngjarjet. Presim që Shqipëria të sillet si anëtar i përgjegjshëm i NATO-s dhe jo si një vend qartësisht konfliktual.

Italia beson që vendi i shqiponjave mund të përmbushë detyrimet e veta duke luftuar në përditshmëri fenomenet e përkeqësuara të kriminalitetit dhe korrupsionit, duke mbajtur dhe ruajtur kryesisht stabilitetin dhe standardet demokratike të cilat do të ishin të pamundura të garantoheshin pa zgjedhje të mirëfillta demokratike”, deklaron senatori italian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb