Është Botërori i çudirave dhe Senegali ishte ai që e vuajti këtë. Ata u skualifikuan për shkak se kishin marrë kartona më shumë se Japonia, një rregulli i ri i FIFA-s ky. Federata Senegaleze e Futbollit kanë dërguar 2 shkresa në formë proteste drejt organit më të lartë të futbollit. Ata ankohet se Japonia ka thyer rregullin e Fair Play, duke rënë dakort me Poloninë për mos të pësuar më gola.

Ja letra
Ne jemi në dijeni që Japonia ka ndalur sulmet ndaj Polonisë që në minutën e 75, pasi e dinin se me rezultatet që ishin deri në atë minutë, ata ishin të kualifikuar. Kjo gjë nuk na ka pëlqyer aspak, pasi po flitet për lojë të drejtë, ndërkohë që vetë Japonia nuk ka bërë lojë të drejtë.

Nuk mund të eliminohet një skuadër në bazë të kartonëve, duke qenë nuk përcaktohet merita e skuadrave nga to. Ne dënojmë ndeshjen e turpshme që bëri Japoni dhe nëse vazhdohet kështu, pa dënime, atëherë mund të themi se këto rregulla janë të pakuptimta”, shkruhej në letrën e Federatës Senegaleze

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/senegali-shfryn-ndaj-fifa-s-na-skualifikuat-me-rregulla-te-pakuptimta/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb