VELIPOJË

Në fund të mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e veriut në Velipojë, deputetja Senida Mesi dha detaje shtesë për tematikat që janë diskutuar brenda mbledhjes. Ajo u pyet nga gazetarët për ngërçin e krijuar në bashkinë Shkodër pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit.



Deputetja e PS-së theksoi se në mbledhjen e sotme në Velipojë nuk është diskutuar fare për ngërçin e krijuar në Shkodër, por shtoi se vëmendja ka qenë tek vlerësimi i shërbimeve në bashkitë e tjera të qarkut të Veriut, me përjashtim të Shkodrës. Por a e sheh Mesi veten si kryetare  e ardhshme e Bashkisë Shkodër, deputetja u përgjigj si vijon:


Intervista para mediave:

Mesi: Ishte mbledhje rutinë nën lidershipin  e kryeministrit që është njëkohësisht edhe kryetar i Komunitetit drejtues për veriun. U diskutuan problematikat dhe vendimmarrjet e rëndësishme duke filluar nga kryetarët e bashkive. Vlerësimi i përformancës, vlerësimi i buxhetit, vlerësimi i shërbimeve qe janë formuar apo duhet të ofrohen në bashkitë tashmë rishtazi të krijuar, sigurisht  me përjashtimin e bashkisë së Shkodrës.

Pyetje: Ka një zgjidhje për këtë ngërç dhe a do të jeni ju një prej emrave që mund do merrni  postin e kryebashkiakes, nëse nuk e zgjedhin?

Mesi: Në këtë mbledhje nuk është diskutuar as ngërçi dhe as problematika në lidhje me kryetarin e bashkisë Shkodër. Bëhet fjalë për disa qarqe si Lezha, Kukësi, Dibra, të cilët diskutojnë disa problematika. U diskutua edhe elementi i dytë, që është elementi i organizmit të PS,  që të jemi sa më pranë komuniteteve, që të zgjerojmë partinë  me persona që duan të aderojnë  në parti.

Etiketa: