TIRANË

Ish-zëvendës kryeministrja Senida Mesi në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë sulmoi ashpër opozitën, ndërsa tha se ajo ka zgjedhur të dhunojë institucionet për interesa të saj personale.


Ajo theksoi se maxhoranca ka si mision zbatimin e ligjit, vijimin e reformave dhe strategjinë për të punuar në rrugën e anëtarësimit të  Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.


Deputetja e PS-së përgëzoi edhe punën e Policisë së Shtetit  dhe profesionalizmin, që sipas saj efektivët kanë treguar në mbarëvajtjen e protestave të opozitës, të cilat i cilësoi si të dhunshme.


“Opozita rrugore, e cila ka zgjedhur të bëj opozitë duke dhunuar institucionet dhe duke mos njohur policinë. Unë përgëzoj punën e Policisë  gjatë gjithë kësaj periudhe. Protesta dhe dhuna nuk janë betejat e kësaj maxhorance, por sfida jonë është ruajtja e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe rrugëtimi i pakthyeshëm drejt bashkimit Europian”-tha Mesi mes tjerash.

(n.m/BalkanWeb)