Rikthehet sërish në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 problematika e vëllezërve Koleci.


Ditë më pare, Shqipe Koleci, 52-vjeçaria nga Manza e Durrësit rrëfeu konfliktin që ka ndodhur midis bashkëshortit të saj dhe kunatit.

6 vjet më parë dy familjet kanë pasur një konflikt pasi një nga vëllezërit Koleci ka pretenduar të hapë një rrugë në pronën e vëllait të tij.


Bashkëshorti i Shqipes e ka lejuar të vëllain të kalojë në pronën e tij por ky i fundit ka pretenduar të hapë një rrugë, në kushte të tilla ka lindur edhe konflikti. Palët i janë drejtuar gjykatës dhe kjo e fundit e ka rrëzuar pretendimin e kunatit të Shqipes për të hapur rrugën në pronën e bashkëshortit të saj.


Edhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Familjet janë konfliktuar dhe bashkëshorti i Shqipes ka qëlluar kunatën Qefseren. Në një lidhje telefonike kjo e fundit deklaroi se i kunati e ka qëlluar me sëpatë, ndërsa tha se djemtë e tij janë të pafajshëm.

Shqipja në studio kërkoi drejtësi për djemtë, ndërsa bashkëshorti i saj në arrati, i cili akuzohet për kërcënim për vrasje tha se do të dorëzohet kur djemtë e tij të lirohen nga burgu.
Në studio ishin sot për të dëshmuar familjarët e tjerë të cilët do të përballen me djalin e Qefseres.

(BalkanWeb)