Pas skandalit të korrupsionit në FIFA, ka dhënë dorëheqjen nga posti Presidenti i saj Sepp Blatter. Pasi ka dorëzuar dorëheqjen e tij, Blatter u shpreh se “Falënderoj ata persona që më mbështetën”.

Ndërkaq, kreu i auditit të FIFA-s tha se do të bëhen ndryshime rrënjësore strukturore, ndërsa zgjedhja e Presidentit të ri të FIFA-s do të bëhet 4 muaj më vonë.

Për Presidentin e ri të FIFA-s do të kandidojë Princi Ali bin Hussein. Djali i mbretit të Jordanisë është zv/president i FIFA-s për Azinë që prej vitit 2011.

Pas arrestimeve të një jave më parë, FIFA ka mbajtur një qëndrim zyrtar në lidhje me ngjarjen. Walter de Gregorio, zëdhënës i këtij institucioni, ka thënë se do të bashkëpunojnë me autoritetet amerikane, pasi në këtë mënyrë do të pastrohet imazhi i FIFA-s, ndërsa ka konfirmuar se zgjedhjet presidenciale do të mbahen sipas planit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: