Prokuroria vendore në Berat ka marrë vendimin për të përcjellë dosjen e serës së kanabisit ku u arrestuan 11 persona dhe mbahen nën hetim 95 gra në SPAK.

Sipas gazetares Klodiana Lala prokurorët kanë dalë në konkluzionin se ka dyshime që aktiviteti zhvillohej nga 2 grupe kriminale. Lidhur me

Lidhur me zbulimin e serave u sekuestruan rreth 800 kg kanabis për përpunim, ndërsa u përjashtuan nga policia dhe u ndëshkuan me ulje në gradë një sërë zyrtarësh të policisë së Beratit

Gjithashtu bëhet me dije se çështja do t’i kalojë SPAK për shkakun se pas hetimeve 2-mujore nga prokuroria e Beratit është zbuluar se kultivimi dhe trafikimi i drogës ishte i organizuar nga 2 grupe kriminale, një në veri dhe një në jug, kompetencë kjo e Prokurorisë së Posaçme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb