Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim 6 persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, që nga vrasjet e rënda e deri te grabitjet. Policia e Kosovës raporton se në mesin e listës së personave të cilët po kërkohen nga autoritetet tona, janë edhe 3 serb, por që ende nuk është e specifikuar se për çfarë veprash po kërkohen këta persona. Burime zyrtare thanë se 3 serbët e shpallur në kërkim janë; Dusan Dragoljub Jovanovic, Ratomir Radun Bozovic si dhe Branislav Rakica.
Në mesin e kësaj liste, ka edhe shtetas kosovarë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ridvan (Rexhep) Ademi i lindur me datë 11.08.1989, adresa e banimit në fshatin Dobratin KK. Podujevë, po kërkohet për veprën penale, grabitje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia kishte rënë në gjurmë të një grupi të cilët dyshoheshin se po vepronin në rajone të ndryshme të vendit, të cilët vidhnin bankat, pikat e shitjes së karburantit, marketet e makinat, vepra për të cilët u arrestuan dy persona. Konkretisht Leutrim Latifi dhe Kastriot Shala, ndërkohë që Ridvan Ademi dyshohet se është larguar nga Kosova.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për IndeksOnline se emrat e personave që janë duke u kërkuar, janë në faqen e PK-së, duke mos dhënë detaje për numrin në tërësi të personave që po kërkohen.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftoj se, ne si Polici e Kosovës i kemi te publikuar ne ëeb faqe disa nga personat ne kërkim, ndërsa për detaje rreth numrit te atyre qe janë ne kërkim me urdhër arrest për vepra te ndryshme mund ti adresoheni organeve te drejtësisë”, tha Hoxha. Mes personave të cilësuar si të rrezikshëm janë edhe Petri Salihu dhe Korab Zogjiani, ky i fundit dyshohet për vrasjen e Bekim Osmanit në vitin 2006.

Lidhur me këtë rast u arrestua xhaxhai i Korab Zogjianit, Shefki Zogjiani, pasi akuzohet për shtytje dhe ndihmë në vrasjen për hakmarrje, ndërsa nipi i tij, Korab Zogjiani, vazhdon të mbetet në arrati.
Në mesin e të kërkuarve është dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili dyshohet të ketë gisht në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb